Pas famës që u dha ‘’Për’puthen’’ konkurrentët e shfrytëzuan për hapjen e bizneseve, futjen në botën e televizionit e një pjesë e madhe futjen në muzikë.
Shumë nga ta publikuan këngë dhe ky fenomen mori kritika të shumta nga publiku por edhe vetë konkurrentët tjerë.
Por jo të gjithë kanë synim muzikën dhe televizionin.
Ish-protagonistja e edicionit të parë, Ina Kollçaku ka vendosur të vijë me diçka komplet ndryshe.
Në një bisedë me ndjekësit ajo zbuloi se tashmë është në përfundim të librit të saj.
Një nga ata e pyeti “Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do e kishte titullin?”
Ina u përgjigj duke shkruar, “Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim”, duke zbuluar më tej se libri i saj nuk është një biografi po i zhanrit sureal.
Në një postim tjetër, ajo tha se kishte ndaluar për pak kohë shkrimin e librit po që tani po punon në të dhe dëshiron që ta botojë në disa gjuhë.











6 Nov 2025 





