2Ton është gjobitur nga Policia e Kosovës dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai.
Reperi përmes rrjeteve sociale zbuloi dënimin që mori duke publikuar tiketën e dënimit.
Dënimi erdhi si pasojë e mos respektimit të masave anti-Covid.
Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 21:30), për çka edhe është dënuar nga policët.
Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.
“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.










6 Nov 2025 





