INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëhet nami! Elsa Lila arrestohet nga policia italiane për trafik droge!

Po bëhet nami! Elsa Lila arrestohet nga policia italiane për trafik droge!

Publikuar më: 13:35 16-03-2022

Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.

Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Njëra nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun prej vitesh është shkëputur nga muzika duke ndërtuar jetën e saj në Itali dhe ka qëndruar shumë larg medias dhe publikut.

Ditën e sotme në prestigjozen italiane La Republica shkruhet se këngëtarja është arrestuar nga policia për trafik lëndësh narkotike.

Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.
Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0050699710845947