INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi keq mes tyre! Mozzik dhe Capital T nuk i kursejnë kunjat: Burrnia nuk blihet…[FOTO]

Plasi keq mes tyre! Mozzik dhe Capital T nuk i kursejnë kunjat: Burrnia nuk blihet…[FOTO]

Publikuar më: 22:29 02-12-2020

Prej disa ditësh tashmë, ka nisur një debat virtual mes Capital T dhe Mozzik. Ndoshta në fillim nuk ishim shumë të sigurtë, por siç duket po konfirmohen zërat se “DISS-i” i Capital T në emisionin Gjoni Black ishte për Mozzik.

"Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t'fosforit, ma reper se ti osht Lori", këndoi ai.

Ky fragment u mor si diss ndaj Mozzikut, pasi ai dhe Capitali nuk ndiqen në Instagram, madje Loredana e hoqi Kapon nga lista e personave që ndjek.

Së fundmi, Mozzik ka hedhur disa thumba në rrjete sociale, të cilat edhe u interpretuan si një përgjigje ndaj Capitalit, por edhe jo.

"Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët", ka shkruar ai.

20201202_193834.jpg

20201202_193840.jpg

20201202_193848.jpg

20201202_193854.jpg

20201202_193859.jpg

20201202_193904.jpg

20201202_193910.jpg

 

Kur u duk se statuset e Mozzik mund edhe mos të ishin për Capital T, ky i fundit ka postuar një status që duket si kundërpërgjigje ndaj Mozzik.

"Burrëria nuk blihet me asgjë. Ju nuk e keni", ka shkruar Capital T në Instagramin e tij dhe duke qenë se ky status erdhi fiks pas postimeve të Mozzik, neve na krijohet bindja se ata po i lëshojnë kunja njëri-tjetrit.

20201202_193916.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003000020980835