INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon ''sherri''! Capital T ironizon ngjarjen dhe thumbon sërizh Mozzik-un: Kur t’i prekësh…[FOTO]

Vazhdon ''sherri''! Capital T ironizon ngjarjen dhe thumbon sërizh Mozzik-un: Kur t’i prekësh…[FOTO]

Publikuar më: 19:32 04-12-2020

Prej disa ditësh, në shumë media online po aludohet për një “sherr” mes Mozzik dhe Capital T.

Gjithçka nisi pas një fjalie që Capital T përmendi në freestyle-n e tij në emisionin “Gjoni black”, ku tha “ma reper se ti është Lori”, gjë që u komentua nga fansat si një “diss” për Mozzik. Mirëpo, autori i hitit “Madonna” publikoi një sërë statusesh në Instastory ku shkruan:

“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.”, shkruan Mozzik. Fansat kanë nisur të aludojnë që këto fjalë janë një kundërpërgjigje ndaj Capital T. (SHIKO KËTU).

Megjithëse, Mozzik nuk ka konfirmuar se këto statuse kanë të bëjnë me Capital T, një status i këtij të fundit është interpretuar si një kundërpërgjigje ndaj tij. “Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.“, shkroi Capital T.

Por prisni se ka akoma, pasi Kapo ka hedhur sërish një thumb ndaj Mozzik, duke shkruar në InstaStory:

“Kqyrin me t’prek, tani kur t’i prekësh… preken.”- duke lënë të kuptohet se hatërmbetja e tij ka nisur nga një veprim i Mozzik.

 

truekapoinsta.jpg

Për më tepër, ai ka publikuar edhe një foto ku ironizon ngjarjen:

reality.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0029830932617188