INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes Taynës dhe Melindës, ja kë zgjodhi CAPITAL T

Mes Taynës dhe Melindës, ja kë zgjodhi CAPITAL T

Publikuar më: 14:29 01-12-2020

Jo rrallë herë ka ndodhur që shumë artistë të njohur të vihen përballë pyetjes se kë kanë artist të preferuar dhe kë nuk pëlqejnë. E njëjta gjë i ka ndodhur Capital T-së së fundmi teksa ishte i ftuar në emisionin Gjoni Black, të moderuar nga Meriton Mjekiqi.

Reperi i njohur, pasi foli për shumë detaje nga jeta e tij private dhe profesionale, u pyet për reperet e reja dhe duhet të përgjigjej se kë pëlqen më shumë, Taynën apo Melindën.

Përgjigja e reperit ishte shumë diplomatike, edhe pse ai theksoi se nuk është e tillë.

“Përderisa s’kam bërë një projekt me Taynën apo Melindën, i bie që s’më janë përshtatur ende. Në momentin që përshtaten, dijeni që do të jenë aty. Respekt për Taynën, respekt për Melindën. Ia dëgjoj muzikën, janë nice. S’po ta jap një përgjigje diplomatike, po ta jap një përgjigje reale.”- ka thënë Kapo duke lënë kështu vend për bashkëpunime me të dyja reperet në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656