INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosen 31 persona, burrë e grua hedhin eksploziv në një klub [VIDEO]

Plagosen 31 persona, burrë e grua hedhin eksploziv në një klub [VIDEO]

Publikuar më: 11:05 30-12-2017

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një klub nate në Bajo Cauca në Kolumbi ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën 31 persona.

Dy sulmuesit hodhën pajisje shpërthyese në klubin e quajtur “Bora Bora” në orët e para të mëngjesit. Mediat e huaja raportojnë se disa nga të plagosurit u lënduan gjatë rrëmujës së krijuar për të dalë nga klubi.

Dy sulmuesit e dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar sipas kryebashkiakut Oscar Anibal Suarez, transmeton panorama. Kolonel Carlos Sierra Nino, komandant i forcave të policisë Antioquia, tha se dy njerëz iu afruan klubit të natës në një motoçikletë para se një eksploziv të hidhej në ndërtesë.

Motivi për sulmin nuk është ende i qartë, por Suarez sugjeroi se mund të jetë vendosur nga ndonjë bandë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607