INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagos pronarin dhe djalin e tij me makinerinë e kompanisë! Shqiptari i tërbuar e bëri sepse...

Plagos pronarin dhe djalin e tij me makinerinë e kompanisë! Shqiptari i tërbuar e bëri sepse...

Publikuar më: 18:15 30-10-2017

Një 49-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me makinë punëdhënësin e tij bashkë me djalin e këtij të fundit.

Mësohet se punëtori me origjinë shqiptare u arrestua në Saturnana në Pistoia, me akuza për vrasje në tentativë.

Pronari i fermës bashkë me djalin e tij, ishin habitur kur kanë parë që shqiptari kishte hipur në një makineri të kompanisë pa kërkuar leje, ndërsa ajo nuk ishte e nevojshme në punë për momentin.

Mësohet se me vetëdije të plotë punëtori ka hipur në makineri, dhe është përpjekur që të shtypë sipërmarrësin dhe djalin e tij.

Të dy i përplasi me makinerinë e kompanisë dhe i plagosi duke i lënë të lënduar në tokë.  Ata u transportuan në Spitalin San Jacopo, shkruan gazeta panorama.

Punëtori, në përpjekje për të justifikuar veprimet e tij, është paraqitur në polici duke hedhur akuza në drejtim të pronarit, por aty është arrestuar nga oficerët. Ajo është tani në paraburgim dhe do t’i duhet t’i përgjigjet krimit të vrasjeve në tentativë.

Article Logic
Execution time: 0.0035867691040039