Sara Gjordeni ka vendosur të mos marrë pjesë në sezonin e tretë të spektaklit të njohur Ferma VIP. Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shpjegoi se i ishte ofruar menjëherë pjesëmarrja sapo doli nga Big Brother VIP Albania, por vendosi të refuzojë ftesën.Sara Gjordeni ka vendosur të mos marrë pjesë në sezonin e tretë të spektaklit të njohur Ferma VIP. Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shpjegoi se i ishte ofruar menjëherë pjesëmarrja sapo doli nga Big Brother VIP Albania, por vendosi të refuzojë ftesën.
“Edhe pse emri im është përmendur disa herë si pjesëmarrëse e mundshme këtë vit, konfirmoj që nuk do të jem pjesë e spektaklit,” shkroi Sara, duke treguar qartësisht vendimin e saj. Në fund të mesazhit, ajo la të kuptohet se do të rikthehet në ekran, por me një format të ri: “Në ekran do të shihemi pas shumë pak muajsh, por jo me reality.”
Ky zhvillim vjen ndërkohë që Ferma VIP 3 ka konfirmuar prezantuesen e saj të re, Arbana Osmani, e cila do të udhëheqë edicionin e ri të spektaklit. Fansat e formatit janë të emocionuar për të parë dinamikat dhe konkurrencën e re.









4 Mar 2026 





