INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Londrimi tregon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir: Besoj se kemi me...

Londrimi tregon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir: Besoj se kemi me...

Publikuar më: 15:35 09-03-2026

Fituesi i edicionit të katërt të BBVK, Londrim Mekaj, ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend dhe momentet që e kanë shoqëruar pas përfundimit të spektaklit.

Gjatë një interviste, ai ndau edhe një nga momentet që e konsideron ndër më të veçantët që i ka ndodhur pas daljes nga reality show.

Mekaj tregoi se aktorja e njohur turke Demet Ozdemir, e cila e kishte bërë “follow” në rrjetet sociale, i ishte përgjigjur edhe një mesazhi që ai i kishte dërguar për ta falënderuar.

“Top momenti ka qenë kur e pashë që aktorja turke Demet Ozdemir ma kishte bërë follow. Dje ia çova një voice për me e falënderu dhe ma ktheu, ‘Londrim, je një nga favoritët e mi, e ke merituar”, tha ai.

Tutje shtoi: “Besoj se kemi me u taku një ditë. Të dua”.

Sipas tij, kjo kishte ndodhur në kohën kur ai ishte ende brenda në shtëpinë e BBVK, ndërsa gjatë qëndrimit aty ai e kishte përmendur shpesh emrin e aktores.

Duket se fama që fitoi nga pjesëmarrja në BBVK ka kaluar edhe përtej kufijve shqiptarë, ndërsa ai është pëlqyer nga publiku për stilin dhe mënyrën e lojës së tij.

mertin.png

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547