INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pilotit i derdhet kafja, humb kontrollin dhe rrezikon jetën e pasagjerëve

Pilotit i derdhet kafja, humb kontrollin dhe rrezikon jetën e pasagjerëve

Publikuar më: 10:09 13-09-2019

Një pakujdesi e një piloti që derdhi kafen në panelin e kontrollit për pak desh ju rrezikoi jetë 337 personave që ndodheshin në avion. Për pasojë ai u detyrua të bënte ulje të detyruar. Këtë raportuan hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u morën me rastin.

Airbus A330-243 u nis nga Frankfurti i Gjermanisë, për në Cancun të Meksikës, por bëri ulje të detyruar në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB).

Kjo për shkak se panelet e kontrollit të audios të pilotëve nga kafja e nxehtë filluan të shkriheshin dhe në kabinë kishte tym. Pilotët duhej të përdorin maska oksigjeni, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

AAIB nuk identifikon se cila kompani ka drejtuar fluturimin gjatë aksidentit. Po organizata jofitimprurëse e pavarur e Fondacionit të Sigurisë së Fluturimeve thotë se ishte një fluturim i Airlines Condor Airlines. AAIB sqaron se piloti kryesor derdhi kafen mbi panel gjatë kohës që avioni ishte mbi Oqeanin Atlantik.

Kafeja ishte në gota pa kapak, gjë që sipas AAIB se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin. Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por filxhani më vonë u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehërin e komandantit dhe vetëm një sasi e vogël u derdh në ACP1 kryesore. ACP1 dhe më vonë ACP2 i pilotit së shpejti nisën të nxeheshin shumë derisa nisi të shkrihej njëri prej butonave të tij. Vendimi u mor për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.0056090354919434