INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati pasi për pak kohë, mund të flini në një hotel në hapësirë

Bëhuni gati pasi për pak kohë, mund të flini në një hotel në hapësirë

Publikuar më: 10:21 13-09-2019

E keni menduar ndonjëherë të flini në një hotel në hapësirë? Kjo do bëhet realitet. Kompania Gateway Foundation ka lajmëruar se do të krijojë hotelin e parë në hapësirë dhe ai do të jetë gati në vitin 2025.

Hoteli që do të quhet Von Brawn Space Station, do jetë luksoz.

Sipas projektit të paraqitur në media, hoteli do të ketë formën e një rrethi me diametër 190 metra dhe do të përbëhet nga 24 kabina, të cilat do të jenë të ngjashme me hotelet në tokë.

Brenda hotelit do të ketë gjithashtu dhe një kuzhinë e stërmadhe, një restorant luksoz, një palestër, një sallë kinemaje dhe një sallë për konferenca.

Pritet që ky hotel të akomodojë deri në 100 persona dhe në këtë hotel luksoz është menduar të ndërtohet dhe një ambient tregtar. Ku vizitorët dhe mund të blejnë sende të ndryshme.

Deri tani nuk dihet sa do të kushtojë një natë në këtë hotel, por kompania njoftoi se do të presë njerëz të pasur dhe të zakonshëm pasi do të ofrojë dhe oferta nga të cilat do të përfitojnë të gjitha shtresat.

Article Logic
Execution time: 0.004302978515625