INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i padëgjuar! Vdes nga infarkti gjatë raportit seksual, gjykata e cilëson ‘incident në punë’

Vendim i padëgjuar! Vdes nga infarkti gjatë raportit seksual, gjykata e cilëson ‘incident në punë’

Publikuar më: 10:10 13-09-2019

“Marrëdhëniet seksuale janë pjesë normale e jetës së përditshme” me këtë motivacion Gjykata e Apelit në Paris ka dhënë një vendim të padëgjuar më parë.

Gjykata ka njohur si aksident në punë vdekjen e një menaxheri francez i cili humbi jetën nga infarkti teksa ishe duke kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur gjatë një udhëtimi pune.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 ndërsa vendimi është marrë në maj të 2019. Një vendim që ka ngjallur shumë debate.

Në shkurt të 2013 Xavier u gjet i vdekur gjatë udhëtimit që e kishte nisur shoqëria ku punonte.

Ai nuk vdiq gjatë orarit të punës dhe as në hotelin që i kishte përcaktuar puna. Për këtë arsye shoqëria e tij nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

Por gjykata e Apelit shpjegon se kemi të bëjmë me një aksident në punë.

Article Logic
Execution time: 0.0021557807922363