INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Heronjtë e ajrit'/ Pilotët e FA tregojnë për operacionet e vështira: Misioni ka shumë ndjenjë kur...

'Heronjtë e ajrit'/ Pilotët e FA tregojnë për operacionet e vështira: Misioni ka shumë ndjenjë kur...

Publikuar më: 14:35 19-01-2019

Heronjtë e Ajrit’, stafi i pilotëve dhe teknikëve të Forcave Ajrore tregojnë ndjesitë e tyre gjatë operacioneve të vështira për shpëtimin e banorëve që kanë qenë në vështirësi me motin gjatë javëve të fundit.

Njëri prej tyre tregon emocionet që ndjen kur shkëputet nga toka për të shkuar në një nga zonat ku nevojitet ndërhyrja. “Duhet vigjilesë, realizohet misioni nëse i përmbush të gjitha, siç ishte misioni i shpëtimit të alpinistes tek Mali i Çikës. Ka më shumë ndjenjë kur përfshihet shpëtimi i një jete. Kur bëhet fjalë për shpëtim jete jemi më të përfshirë emocionalisht. Qëkur ngrihemi tokë dhe jemi sipër një mjeti fluturues, shpëtimi i jetës është primare. Më e rëndësishmja dhe ajo që na emocionon është mundësia për të shpëtuar jetë”-shprehen pilotët.

Video është publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shkruan: Qytetarët i kanë pagëzuar si “heronjtë e ajrit”. Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash “krenari” për këta djem në uniformë është pak. Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387