INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje Kosovë-Shqipëri? Pas deklaratës së Ramës, Haradinaj i kundërpërgjigjet ashpër: Merru me shpikjet e tua në Shqipëri [FOTO]

Përplasje Kosovë-Shqipëri? Pas deklaratës së Ramës, Haradinaj i kundërpërgjigjet ashpër: Merru me shpikjet e tua në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 23:53 16-02-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar homologun shqiptar, Edi Rama për deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme, se demarkacioni me Malin e Zi është shpikje e Haradinajt.
Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Edi Rama duhet të merret me punët e shtetit të tij, pasi ka shumë ‘shpikje me të cilat duhet të merret në Shqipëri’.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll“, -shkruan Haradinaj në Facebook.

haradin.png

 

Po çfarë tha kryeministri Rama që solli reagimin e ashpër të Haradinaj?

Rama është shprehur se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë dhe ishte një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

“…demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka deklaruar Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816