INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen për vdekje dy motrat shqiptare

Përplasen për vdekje dy motrat shqiptare

Publikuar më: 10:36 11-03-2019

Dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Gjermani. Sipas mediave gjermane, personat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër me iniciale H.Sh dhe F.Sh.
Viktimat janë me origjinë nga Gjakova. Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshin dy makina tip ‘Mercedes’ dhe ‘Opel’ dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat shqiptare. Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326