INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatkeqësitë natyrore po shpërngulin shqiptarët! Numri më i lartë në rajon

Fatkeqësitë natyrore po shpërngulin shqiptarët! Numri më i lartë në rajon

Publikuar më: 09:33 11-03-2019

Fatkeqësitë natyrore kanë detyruar rreth 3.500 persona në Shqipëri, që të braktisin shtëpitë e tyre.
Ky ishte numri më i lartë në rajon i të shpërngulurve. Të dhënat për të gjitha shtetet e botës janë marrë nga të dhënat e Bankës Botërore. Në Serbi dhe në Malin e Zi numri i të shpërngulurve ishte përkatësisht 42 dhe 2, shumë herë më i ulët se në Shqipëri. Në vendin fqinj, Greqinë u identifikuan 800 persona të cilët u shpërngulën për shkak të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut, ndërsa në Kroaci rreth 230 persona. Ndër vendet e Bashkimit Europian numrin më të lartë të personave të shpërngulur e ka Franca me rreth 21 mijë raste, ndërsa Italia shënoi vetëm 2100 raste, sërish më pak se Shqipëria. Në botë, vendet me numrin më të lartë të të shpërngulurve në rajon janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India. Kostot ekonomike prej fatkeqësive natyrore në 2018-n ishin 107.7 miliardë dollarë në të gjithë botën. Ndërkohë në indeksin e përvitshëm të FM Resilience, Shqipëria renditet ndër të fundit në botë për aftësitë rikuperuese ndaj fatkeqësive natyrore. Pra nuk bëhet asgjë për ndërtim të shtëpive apo rikthim të tokave në gjendje natyrale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023930072784424