INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të varfër apo të pasur? Mund të zbuloheni, pasi fytyra ju ''tradhëton''!

Të varfër apo të pasur? Mund të zbuloheni, pasi fytyra ju ''tradhëton''!

Publikuar më: 10:25 11-03-2019

Pamja tregon gjithçka dhe mirëqënien tuaj. Një studim i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e pare në fytyre.
Thora Bojrnsdottir, studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit, thotë se në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve.
Ajo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi. Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit. “Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai.
Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër. Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.
“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të përjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, tha Rule.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721