INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, kamioni shkakton një të vdekur dhe 20 të plagosur

Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, kamioni shkakton një të vdekur dhe 20 të plagosur

Publikuar më: 17:21 07-03-2019

Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.

“Fatkeqësisht, një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit. Një kamion dyshohet se është shkaktar i aksidentit, pra një kamion transportues. Së paku, një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë të lënduar dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën spitalore në Gjilan”, tha Hashani.
Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se, “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike". 

Article Logic
Execution time: 0.0032641887664795