INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca nuk e humb shpresën për dialog mes Ramës e Bashës

Soreca nuk e humb shpresën për dialog mes Ramës e Bashës

Publikuar më: 17:47 07-03-2019

Pas vizitës së zyrtarit të lartë të Brukselit, Christian Danielsson në Tiranë, ambasadori i Bashkimit Europian Soreca thotë se duhet dëgjuar ftesa për rivendosjen e një mejdisi politik konstruktiv. "Shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv të mos mbetet e padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar”, shprehet Soreca në Twitter. 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha sa herë që është pyetur nëse do të dialogojë me Ramën, shprehet se populli e ka zgjidhjen. E kjo zgjidhje sipas tij është tek dalja në protestë. Ndërsa nga Brukseli njëzëri zyrtarët shprehen kundër djegies së mandateve të deputetëve të PD-së dhe LSI-së, ndërsa shprehen se vendi i dialogut është Parlamenti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441