Largimi i Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania” ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e përjashtimit të tij nga gara. Një reagim erdhi nga moderatorja e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, e cila ndau një moment nga mëngjesi pas skualifikimit.
Gjatë transmetimit, ajo bëri të ditur se e ka takuar Kristin në ambientet e Top Channel, në një kohë kur ai duhej të ishte ende brenda shtëpisë.
Sipas saj, takimi ndodhi herët në mëngjes dhe e surprizoi, pasi largimi i tij nuk ishte bërë publik më herët.
Moderatorja sqaroi se më pas mori informacion për përjashtimin e tij nga gara. Ajo theksoi se, nga sa konstatoi personalisht, Kristi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa i përket arsyeve të vendimit, Gjoni njoftoi se detajet do të bëhen publike në spektaklin “Prime” të së shtunës.
Për momentin, produksioni nuk ka dhënë shpjegime të tjera mbi rrethanat e largimit.








20 Feb 2026 





