INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Vokshi bëhet sërish VIRALE me gafën e rradhës në gjysmëfinalen e BBVK

Jonida Vokshi bëhet sërish VIRALE me gafën e rradhës në gjysmëfinalen e BBVK

Publikuar më: 11:37 21-02-2026

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, e cila drejton Big Brother VIP Kosova, është bërë shpesh pjesë e diskutimeve në media dhe rrjetet sociale për momentet e saj spontane dhe gafat gjatë moderimit live.

Gjatë gjysmëfinales, në momentin më të rëndësishëm kur po shpalleshin finalistët, Jonida bëri një lapsus të dukshëm. Teksa në garë ishin vetëm vajzat Hygerta Sako, Benita Zena dhe Dolce, ajo tha: “Është koha të zbulojmë të eliminuarin e radhës, do të zbulojmë emrin e tij ose të saj.” Ky formulim i pasaktë nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Jonida është komentuar për gafat e saj virale gjatë moderimit të Big Brother Vip Kosova, ku herë pas here përdor fjalë të pasakta, harron emra apo përzihet me radhitjen e konkurentëve, duke shkaktuar situata të qeshura dhe meme që shpërndahen me shpejtësi në rrjete sociale.

Megjithatë, pikërisht ky spontanitet dhe natyrshmëria e saj e kanë bërë Jonidën një nga moderatoret më të ndjekura dhe të komentuarat në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838