INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, mësoni çfarë vendimi është marrë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, mësoni çfarë vendimi është marrë

Publikuar më: 20:50 20-02-2018

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleguar në këtë rreth dhe zëvendësimin me Safet Gjicin.

Kryesia e PS ka vendosur pasditen e sotme mbajtjen e zgjedhjeve në disa degë lokale të PS. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se do ketë zgjedhje në disa degë të bashkive të vendit, ndërsa veçanërisht, duke komentuar situatën e fundit në degën e PS Kukës, u shpreh se procesi do nisë edhe njëherë nga fillimi.

Deklarata e Taulant Ballës

Një ndër pikat e rendit të ditës, ishte një analizë e ristrukturimit në Bashkinë Kukës. Pasi u njohëm me auditin në Kukës do të fillojmë deh njëherë nga fillimi. Nga sot deri në maj do të bëhen zgjedhje të reja për të pasur një asamble të rE në Kukës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS ftoi gjithashtu qytetarët që t’i bashkohen Platformës së Bashkëqeverisjes përmes portalit “Shqipëriaqëduam”, pasi sipas tij aty do të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa një tjetër çështje e diskutuar në kryesinë e PS ka qenë edhe çelja e zyrave të bashkëqeverisjes në 9 bashki ku aktualisht nuk ofrohet ky shërbim.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441