INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, PD vihet në lëvizje

Publikuar më: 16:21 15-09-2017

Partia demokratike nuk ka pritur gjatë, por menjëherë me nisjen e sesionit të ri kuvendor kërkon ngritjen e komisionit Ad Hoc për reformën zgjedhore. Vendimi është marrë në kryesinë e selisë blu, ndërsa fokusi i punës së reformës zgjedhore do të jenë 2 çështje kryesore, problematika që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe m,manipulimin e zgjedhjeve si dhe ajo çka është cilësuar si pika themelore përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Por në kryesinë e grupit kuvendor demokrat Lulzim Basha lajmëroj ndryshime në funksionimin e punës së deputetëve. Kreu i selisë blu kërkon disiplinë në punë, në mënyrë që të rritet eficensa e opozitarizmit. Deputete do ta kenë të ndarë punën në 2 momente, në përgatitjen e oponencës për projektligjet si dhe takimet në bazë me elektoratin e djathtë. Pjesë e oponencës është dhe thirrja e interpelancave me ministrat e kabinetit Rama 2. Mësohet se opozita të parët do të thërrasë Ministrin Damian Gjiknuri si dhe Arben Ahmetaj. 

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043