INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hekurudhat në gjëndje të rëndë ekonomike. Shkaqet…[VIDEO]

Publikuar më: 16:34 15-09-2017

Udhëtimet me tren për shkaqe nga më të ndryshmet janë pothuajse inegzistente. Shumë pak pasagjerë udhëtojnë me tren në vendin tonë. E kjo situatë po dhe disa arsye të tjera kanë rënduar gjëndjen finaciare të hekurudhave duke shënuar rreth 4 milion euro humbje.
Nga përllogaritjet një shkak tjetër i gjëndjes së rëndë ekonomike është dhe rrjeti i degraduar që ka nevojë të paktën 200 milionë euro që kompania publike të jetë në parametra optimalë.
Në fund të vitit 2016, të ardhurat e Hekurudhës ishin në total 564 milionë lekë, dhe ato paraqiten në rënie prej 27% në raport me vitin 2015.
Për shkak të vjetërimit të tejskajshëm të mjeteve, kompania ka një normë mjaft të lartë amortizimi, teksa zhvlerësimi i aktiveve afatgjata ishte 525 milionë lekë, pothuajse sa të ardhurat.
Duke i shtuar amortizimit të lartë edhe shpenzimet e personelit prej rreth 400 milionë lekësh dhe 7 milionë lekë shpenzime financiare ka bërë që kompania të rezultojë me humbje të mëdha, në rreth 4 milionë euro.  Të dhënat e INSTAT për muajin korrik 2017 tregojnë se përmes hekurudhës janë transportuar mbi 90 mijë ton mallra kurse si numër pasagjerësh nga janari në korrik kemi një shifër mbi 40 mijë por që në raport me një vit në parë ka shumë ulje me rreth 50 %. Një nga planet për të ndryshuar këtë situatë është ajo e dhënies me koncesionin të disa pjesëve të kësaj hekurudhe por kjo deri më tani është bërë e mundur vetëm për dy linja shumë të shkurtra si Fier-Ballsh dhe Fier-Vlor.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875