INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Klithma ekonomike, vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese

Basha: Klithma ekonomike, vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese

Publikuar më: 10:31 10-02-2018

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se vetëm në muajin janar janë mbyllur 1747 biznese duke shtuar se është një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

Ai shton se mbyllja e tyre është dëshmi kritike për krizën e rëndë dhe klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Postimi i Plotë

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334