INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për Shën Valentin? Tirana ‘pushtohet’ nga zemrat [FOTO]

Gati për Shën Valentin? Tirana ‘pushtohet’ nga zemrat [FOTO]

Publikuar më: 12:27 10-02-2018

Po prisni të festoni 14 shkurtin? Bashkë me ju edhe kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur festën e të dashuruarve.

Bashkia e Tiranës është kujdesur që edhe kësaj dite t’i japë ngjyrën e saj të veçantë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042519569396973