INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë kundër paktit detar, me flamuj e pankarta para Kryeministrisë

Protestë kundër paktit detar, me flamuj e pankarta para Kryeministrisë

Publikuar më: 12:37 10-02-2018

Për të dytën javë rradhazi, përfaqësues nga shoqëria civile dhe një grup patriotësh kanë zhvilluar para Kryeministrisë një protestë kundër marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë.

Ata kërkojnë transparencë lidhur me marrëveshjen.

Me pankarta në duar ku duket Shqipëria etnike dhe flamuj kuq e zi ata shprehen se do t’i shtrijnë protestat edhe në qytete të tjera të vendit.

Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.

Shumë prej protestuesve mbajtën fjalime duke e cilësuar marrëveshjen për kufirin një pakt të shitur.

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398