INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulm terrorist në Londër. 22 të plagosur nga shpërthimi në një metro [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 15-09-2017

Një shpërthim i një lënde eksplozive në metron e Londrës ka shkaktuar 22 të plagosur disa prej të cilëve kanë marrë dëmtime në fytyrë. Policia dhe zjarrfikësit janë në gjendje alarmi. Autoritetet e kanë klasifikuar këtë akt si "vepër terroriste". Shpërthimi ndodhi në orën 8:20 në stacionin Parsons Green në jug-perëndim të kryeqytetit britanik. Brigadat e zjarrfikësve dhe ato të shpëtimit nxituan në vendngjarje, ndërsa trafiku i metrosë në këtë stacion u ndal. Policia gjeti një kovë të bardhë të mbushur me tela që kishte marr flakë në një nga vagonat e trenit.

kova_e_bardhe.png

Mekanizmi i improvizuar shpërthyes nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, por policia po e trajton si episod me sfond terrorist. Dëshmitarët kanë folur për "panik" midis pasagjerëve që vraponin të alarmuar duke lënë trenin. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar konfirmoi faktin se 22 persona të lënduar nga shpërthimi janë shtruar në spital ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Megjithatë, më shumë njerëz u lënduan gjatë shtypjes për t'u larguar nga treni, thanë dëshmitarët.

londer_sulmi.jpg

Theresa May tha se "Mendimet e saj janë për të plagosurit në Parsons Green dhe se shërbimet e emergjencës ishin duke iu përgjigjur me guxim këtij incidenti terrorist. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka apeluar për qetësi, duke thënë se qyteti "kurrë nuk do të frikësohet apo mundet nga terrorizmi".Khan tha për mediat se një "bastisje" ishte duke u zhvilluar për të gjetur ata që ishin përgjegjës për shpërthimin.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322