INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtim Idrizi e Agron Duka jashtë Parlamentit

Shpëtim Idrizi e Agron Duka jashtë Parlamentit

Publikuar më: 09:32 27-06-2017

Kur janë numëruar rreth 96% e votave të qytetarëve shqiptarë duket se kreu i PDIU do të mbetet jashtë parlamentit. Ndërsa kanë mbetur 27 kutitë e fundit por që nuk kanë peshë për të ndryshuar rezultatin. Kështu Tirana çon në parlament 18 deputetë socialistë, 11 PD dhe 5 LSI. Duke lënë kështu jashtë Parlamentit kreun e partisë çame jashtë kuvendit për 4 vitet e ardhshme.
Në Durrës kanë mbetur dhe 39 kuti për të numëruar. Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66298 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20910 vota ose 2 mandate.
Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049