INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ballkani, pjesë e BE-së brenda 10 viteve”

“Ballkani, pjesë e BE-së brenda 10 viteve”

Publikuar më: 09:43 27-06-2017

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish-negociator kryesor për Kosovën në Rambuje dhe ish-ambasador i Austrisë në Jugosllavinë e Millosheviçit, thotë se Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së brenda 10 vjetëve. Sipas çelsi i stabilitetit rajonal është Serbia, kjo për shkak të rëndësisë ekonomike që ky vend ka në rajon, por edhe për shkak të neutralitetit ushtarak që ka zgjedhur. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Petritsch shprehet se në Bosnjë është e nevojshme një marrëveshje e re që të vijë nga brenda dhe të përfaqësojë dëshirat e njerëzve të vet. Në thelb ky mesazh është apel për lejimin e referendumit në Republikës Srpska dhe de facto ndarje e vendit, ndonëse diplomati austriak ka theksuar se ai nuk e mbështet këtë referendum që do të kthente shtetin në fjalë në një zonë të izoluar. Petritsch thotë se mbështetja e aspiratave të Republikës Srpska do të sillte krizë në rajon dhe do të bllokonte rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451