INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ngec reforma zgjedhore? 2 javë pas votimit në Kuvend asnjë mbledhje [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 27-10-2017

Asnjë hap pozitiv në punën për reformën zgjedhore. Edhe pse kanë kaluar dy javë pasi kuvendi miratoi ngritjen e komisionit të posaçëm Ad Hoc të reformës zgjedhore, ende ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Pavarësisht se kjo ishte një çështje që ndezi debat të ashpër mes shumicës dhe opozitës, ende komisioni nuk ka mbajtur as mbledhjen e konstituimit të tij, e jo më pastaj për të hartuar strategjinë e punës së komisionit. Komisioni, i cili në përbërje të tij ka 18 anëtarë e që drejtohet nga dy bashkëkryetarët Bledi Çuçi e Oerd Bylykbashi, ende nuk ka shpërndarë asnjë të dhënë se kur pritet të mbahet mbledhja e parë. Të kontaktuar nga IN TV , anëtarët e komisionit por dhe bashkëkryetarët thonë se ende nuk kanë vendosur se kur do të mbahet mbledhja, e për rrjedhorja edhe nisja e punës për realizimin e një prej reformave më të rëndësishme, sic është ajo zgjedhore. Duket se ngjarjet e aktualitetit politik, kanë zhvendosur vëmendjen e klasës politike. Çështja Tahiri ka marrë vëmendjen e të gjithë subjekteve politike, të cilët nuk kanë nguruar ti kushtojnë orë të tëra debat dhe diskutime.
Në fakt çështja e reformës zgjedhore, është një nga çështjet kryesore për opozitën, e cila inicioi edhe nismën për ngritjen e menjëhershme të komisionit Ad Hoc. Çështjet në diskutim janë të shumta, ndërsa opozita ka të qartë momentet ku dëshiron të ndërhyjë në kodin zgjedhor. Sistemi zgjedhor, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje janë pikat kryesore ku pritet të ndërhyhet në kod. Edhe shumica është fokusuar në rëndësinë që ka garantimi i votës së emigrantëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492