INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lajmëron rikthim në media. Po do çuditeni ku do dalë sonte...

Rama lajmëron rikthim në media. Po do çuditeni ku do dalë sonte...

Publikuar më: 16:17 27-10-2017

Nuk ka pushuar së kritikuar mediat dhe gazetarë këto ditë edhe pse e di që pa to nuk bën dot. E kemi fjalën për Kryeministrin Rama. E sonte e ka gjetur një "dritare". Pas një rikthimi të kryeministrit pas shumë vitesh mungesë tek një nga kritizerët e tij më të mëdhenj të TV Klanit, tek Arjan Çani disa muaj më parë, ai ka publikuar një njoftim se do kthehet sërisht tek Zonë e Lirë. Ai madje ka lëshuar dhe një tjetrë mesazh në FB teksa ka bërë lajmërimin.

“Sonte në 9, tek Zona e Lirë e Arjan Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan Rama.
Ta ketë pasur seriozisht? Mbetet për tu parë sonte!

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945