INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjan Çani i flet hapur për rrogën marramendëse Roza Latit

Arjan Çani i flet hapur për rrogën marramendëse Roza Latit

Publikuar më: 20:36 26-11-2017

Arjan Çani është një ndër moderatorët më të ndjekur në vend kjo për punën e tij dhe për tipin e tij pak ngacmues dhe në pyetjet me të ftuarit. Shumë e duan dhe të tjerë nuk e pëlqejnë por pavaresisht të gjithave e ndjekin. Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not?” nga Roza Lati ku ka folur rreth karrierës së tij gjate viteve. Gjatë intervistës ai është pyetur nga moderatorja edhe për rrogën e tij, Çani tregoi se nuk është tip materialisti por për herë të parë pohoi se ka një rrogë shumë të lartë.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi.  Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët", u shpreh Çani ./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762