INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzoi me detyrën, në pranga ish shefi i policisë

Abuzoi me detyrën, në pranga ish shefi i policisë

Publikuar më: 16:27 27-10-2017

Uniformat blu të qytetit bregdetar të Durrësit kanë arrestohet ish-shefi i krimeve në policinë e Durrësit. Sipas të dhënave të policisë Krenar Behari u arrestua me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet për shkelje detyre.

Prokurori Arjan Ndoji lëshoi flet-arrestin për ish-shefin e krimeve, aktualisht në pozicionin e inspektorit të krimeve, pasi ka gjetur shkelje detyrë gjatë një arrestimi që Behari kishte kryer.
Sipas burimeve nga prokuroria, ai akuzohet se ka kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorin. Arrestimi është kryer për akuzën e shpërdorimit të detyrës, neni 248 i Kodit Penal. Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me arrestimin e inspektorit të krimeve dhe nuk dihet për cilin rast arrestimi bëhet fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0019991397857666