E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Joel Dudushi, vajza e partnerit të moderatores, Alban Dudushi.
Një dalje e parë televizive që nuk kishte si të kalonte pa vëmendje dhe ndodhi një moment mjaft i veçantë.
Teksa Joel po ndante eksperiencën si aktore në serialin “Katrori i Pushtetit”, Bieta shprehu bindjen në talentin e saj, duke mos e kursyer kështu një kompliment edhe për të ëmën e saj.
“Si mund të ndodhte ndryshe… Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi… Si mund të ndodhte ndryshe?”, tha Bieta, moment ky që u pasua me duartrokitje nga të ftuarit dhe publiku.









13 Dec 2025 





