Vetëm pak kohë më parë me anë të një Instastory Don Xhoni ka konfirmuar se bashkëpunimi po vjen. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar: “Diçka e çmendur po vjen”!
Edhe po vjen vërtet! Tashmë kemi jo vetëm titullin e këngës, por edhe datën e publikimit!
Titulli i këngës është “Gjuj për to” dhe do të publikohet më 12 nëntor.
Pak më parë, Don Xhoni na ka treguar se dyshja kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të publikojnë. Teksa ka postuar një veshje ushtarake dhe Lorin me maskë, ai ka shkruar: “Nuk e di shumë flakë po vjen. Mangup Lori”












13 Dec 2025 





