INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Shaqirin dhe Xhakën po flet e gjithë bota, mediat serbe “çmenden”, ja çfarë shkruajnë mediat botërore: Shqiponjat dykrenare...[FOTO]

Për Shaqirin dhe Xhakën po flet e gjithë bota, mediat serbe “çmenden”, ja çfarë shkruajnë mediat botërore: Shqiponjat dykrenare...[FOTO]

Publikuar më: 22:18 22-06-2018

Zvicra ka arritur të mposhtë Serbinë në një ndeshje të zjarrtë në Rusi. Ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike e mposhtën Serbinë. Edhe media në Zvicër pikërisht Shaqirit e Xhakës ia kanë atribuar fitoren. Madje gazeta Blic ka thënë se falë dy shqiptarëve kombëtarja e e tyre ëndërron të shkojë më lart.

Në artikullin kryesor ata shkruajnë: Granit Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare godet Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e pastaj me shqiponjën dykrenare.

blick.jpg

 

Mediat në Serbi kanë filluar menjëherë të diskutojnë rreth figurës së shqiponjës dykrenare të bërë gjatë ndeshjes futbollistike Zvicër-Serbi, me duart e dy futbollistëve tanë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Mendoni se Shaqiri ka provokuar? Atëherë çfarë ka bërë Granit Xhaka!”, është titulli i blic.rs. Në artikullin e tyre ata shkruajnë se këta dy futbollistë pas golave të shënuar kanë vrapuar në drejtim të shikuesve në stadium dhe “i kanë provokuar tifozët e Serbisë” me figurën e shqiponjës së krijuar me duart e tyre.

blic.jpg

 

Edhe mediat botërore kanë shkruar për ndeshjen e sontme në mes Zvicrës dhe Serbisë. Një artikull të gjatë ia ka kushtuar edhe gazeta prestigjioze britanike, The Guardian.

Kjo gazetë, ka shkruar se Shaqiri dhe Xhaka, kanë shënuar dhe festuar për nder të Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457