INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për festimin me SHQIPONJË, Shaqiri përgjigjet si një profesionist i vërtetë: Jam shumë i...

E pyesin për festimin me SHQIPONJË, Shaqiri përgjigjet si një profesionist i vërtetë: Jam shumë i...

Publikuar më: 21:59 22-06-2018

Zvicra ka marrë një fitore të madhe përballë Serbisë. Ishin dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët i dhuruan fitoren me përmbysje helveteve. FIFA ka shpallur Xherdan Shaqiri lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, ai është pyetur për festimin me shqiponjë, por Shaqiri ka ruajtur qetësinë dhe ka deklaruar se ky nuk ishte momenti për të folur për një festim, duke e cilësuar thjesht emocional.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim”, ishin fjalët e Shaqirit.

Më pas, ai ka folur për ecurinë e Zvicrës dhe mendon se përmbysja e sotme e rezultatit tregon që ekipi ka pësuar një rritje të ndjeshme.

“Sa i takon përmirësimit tonë, e kemi treguar prej vitesh dhe e shfaqëm përsëri sot në fushën e lojës. Ata ishin në avantazh 1-0 por ne përmbysëm gjithçka. Këta lojtarë luajnë në klubet e mëdha në të gjithë Europën. Ata e ruajtën qetësinë në çdo moment. Ne e kthyem ndeshjen dhe kjo është diçka të cilën nuk do të kishim mundur ta bënim dy vite më parë”, theksoi Shaqiri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389