INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU bojkoton qeverinë, nuk voton ministrat e rinj

PDIU bojkoton qeverinë, nuk voton ministrat e rinj

Publikuar më: 11:42 23-03-2017

5 deputetët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do të votojnë ministrat e rinj në kabinetin qeveritar. Burime pranë PDIU bëjnë të ditur se deputetët e kësaj force politike nuk do të jenë në seancë gjatë votimit të dekreteve të Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë aleati kryesor në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim, eksponentë të saj kanë deklaruar më herët në media se do të mbështesin ndryshimet në qeveri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë dekretet për Ministrat e rinj duan domosdoshmërisht 71 vota në Kuvend.
Sot në rend të ditës është caktuar emërimi i Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në ate te ministrit të Çështjeve Vendore dhe të Olta Xhaçkës në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Krahas tyre, seanca do të votoje dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lënë detyrën: Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga ai i Shëndetësisë; Bledi Çuçi nga posti i ministrit te Çështjeve Vendore dhe Blendi Klosi nga ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Ndërkohë Klosi dhe Tahiri do të jenë sërish në Parlament pasi ata kanë dhe mandatin e deputetit. Tahiri ishte nga të paktët ministra që nuk dorëzoi mandatin e deputetit, e po njëlloj ndodhi dhe me Klosin, i cili mori mandatin e ministrit në vitin 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123