INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Matura shtetërore: Kur do aplikoni për formularin A1? Mësoni dhe datat e provimeve

Matura shtetërore: Kur do aplikoni për formularin A1? Mësoni dhe datat e provimeve

Publikuar më: 10:42 23-03-2017

Ministria e Arsimit ka bërë publike datat dhe afatet për aplikimet e maturantëve në formularin A1, si dhe datat e provimeve të maturës shtetërore. Mësohet se maturantët do të kenë 3 ditë afat për të plotësuar formularin A1. Aplikimi do të fillojë që nga dita e shtunë, rreth 40 mijë maturantë mund të aplikojnë për plotësimin e formularit A1. Ndërkohë datat janë të ndryshme për qarqet e vendit. Ministria e Arsimit bën të ditur se nga data 25 deri më 27 mars do të aplikojnë të gjithë maturantët e Tiranës dhe Durrësit. Më pas aplikimi vijon me maturantët në Elbasan, Fier, Berat, Shkodër, Kukës, Dibër dhe Shkodër.
Në datën 5 prill përfundojnë aplikimet për formularin A1 ndërkohë nga data 6 deri në 10 prill do të aplikojnë maturantët e viteve të kaluara. Ministria e Arsimit u bën thirrje maturantëve që të aplikojnë brenda afatit. MAS thotë se nuk do të ketë shtyrje të afatit.
Mësohet se provimi i parë i maturës do të jetë ai i gjuhës së huaj në datën 5 qershor, në 10 qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 15 qershor Matematika dhe provimet e fundit do të jenë ato me zgjedhje në datën 24 qershor.
Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë.
Secili prej provimeve do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814