INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi i Londrës i parashikuar? Identifikohet autori [FOTO]

Sulmi i Londrës i parashikuar? Identifikohet autori [FOTO]

Publikuar më: 10:38 23-03-2017

Ende mister pas sulmit terrorist në Londër që la pas 5 viktima. Shërbimet Inteligjente angleze “007”janë vënë vënë në shenjestër të akuzave pas sulmit terrorist në Londër, ku humbën jetën pesë persona së bashku me agresorin. Por a ishte i parashikuar sulmi?

Sipas “Tgcom24”, një postim në një forum online duket se ka parashikuar sulmin terrorist në Westminister. të paktën këtë bëjnë me dije përdoruesit e këtij forumi.

Sipas medias, sulmi ishte parashikuar në forumin “4chan”, e cila përmbante referenca ekzakte të vendndodhjes ku do të kryhej goditja shoqëruar me një foto me dy pistoleta.

Po kështu xhihadisti për disa ditë me rradhë ka qenë aktiv në chat në dhënien e sinjaleve. Mediat britanike njoftuan dje identitetin e sulmuesit qe vrau kater persona dhe plagosi 40 të tjerë.

Por rreth tij ka ende shumë dyshime. Ai u identifikua si shtetasin Ebu Izzadeen, zëdhënës i një grupi xhihadist, por të tjera burime, si edhe familja ka thënë se ai është në burg.

Për zbardhur identitetin e sulmuesit do të duhet të priten gjurmët e gishtave në telefonin celular dhe automjet. Ai eshte identifikuar si Abu Izzadeen, thuhet se ka lindur ne Britani dhe njihet si predikuesi i urrejtjes, dhe një mbështetës i zëshëm i Shtetit Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL). Ai thuhet gjithashtu se ka shërbyer si zëdhënës i grupit Al ghurabaa, një organizatë e ndaluar nga ligji i Terrorizmit ne vitin 2006.

Abu Izzadeen, nuk është i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar për financim terrorizmi, ndërsa në YouTube qarkullojnë videot e tij teksa bën thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.

118.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176