INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD këmbëngul. Arta Marku në krye të Prokurorisë në shkelje të Kushtetutës

PD këmbëngul. Arta Marku në krye të Prokurorisë në shkelje të Kushtetutës

Publikuar më: 16:47 09-02-2018

Demokratët janë të bindur se zgjedhja e Arta Markut në krye të akuzës është antikushtetuese. Ndaj dhe gjatë shqyrtimit të nismës së opozitës për ndryshimet kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, deputetët e opozitës këmbëngulin se emërimi i Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është në shkelje të plotë me Kushtetutën. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i kërkoi ekspertëve një analizë mbi veprimtarinë parlamentare të Komisionit të Reformës në Drejtësi se cila ka qenë arsyeja e ndryshimit të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
Enkelejd Alibeaj:
“Rregullimi faktik i mënyrës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm , ngjarje e cila daton së paku nga 18 dhjetori e këndej, duke marrë në analizë veprimtarinë parlamentare dhe ekstraparlamentare që ka influencuar në këtë ngjarje të zgjedhjes të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, a është në linjë me standardet ndërkombëtare, të Komisionit të Venecias, vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe me standardet e tjera të kombëtare tashmë të ngurtësuara në ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Do të kërkoja nga ekspertët një analizë mbi të gjithë veprimtarinë parlamentare të Komisionit të Reformës në Drejtësi se cila ka qenë arsyeja apo motivimi për mënyrën sesi do të duhej të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë?”

Article Logic
Execution time: 0.0020251274108887