INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u kapën “mat”, Benardi tregon çfarë ndodhi mbrëmë me Xhenin në klubin e natës në Tiranë [FOTO]

Pasi u kapën “mat”, Benardi tregon çfarë ndodhi mbrëmë me Xhenin në klubin e natës në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 19:45 17-02-2018

Si brenda shtëpisë së “Big Brother 9” ashtu edhe jashtë saj, Xheni ishte një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat online. Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes falë romancës së saj me Benardin, por lidhja e tyre nuk ishte e destinuar të zgjaste shumë.

Pavarësisht se u aludua disa herë për një rikthim të tyre, siç duket ata i kanë ndarë rrugët përfundimisht. Mirëpo ata kanë qenë sot sërish në qendër të vëmendjes së mediave pasi dy ish-banorët e “Big Brother 9”, mbrëmjen e djeshme ndodheshin në të njëjtin club të kryeqytetit duke u argëtuar.

Menjëherë nisën aludimet se Xheni dhe Benardi janë rikthyer, por në një video për xing.al, Benardi sqaron se ai dhe Xheni ndodheshin në cepa të ndryshëm të clubit.

“Janë budallalliqe, pa lidhje. Duket qartë tek fotot që jemi në cepa të ndryshëm dhe clubi është shumë i madh. Vetëm një Zot e di sa shumë njerëz mund të futen aty brenda”, shprehet Benardi duke treguar kështu se mes tij dhe Xhenit s'ka ndodhur asgjë e re.

 

collagemat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047