INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Ronaldo tentoi ta tradhtonte, shihni çfarë bën e dashura e tij Georgina Rodriguez [FOTO]

Pasi Ronaldo tentoi ta tradhtonte, shihni çfarë bën e dashura e tij Georgina Rodriguez [FOTO]

Publikuar më: 19:28 02-02-2018

Ronaldo sikur nuk i ka qejf lidhjet afatgjata...

Para pak ditësh u përfol se marrëdhënia e tij me Georgina Rodriguez, me të cilën ka një vajzë të quajtur Alana Martina, është drejt krisjes.
Në mediat britanike qarkulloi një mesazh, ku sipas informacioneve ishte dërguar nga vetë futbollisti drejt një modeleje të fejuar, Rhian Sugden, teksa i kërkonte kësaj të fundit ta telefononte në privat pasi ndodhej vetëm në një dhomë hoteli.

E pas këtij mesazhi që qarkulloi në mediat online, në 24-vjetorin e modeles bukuroshe, Ronaldo dhe partnerja e tij nuk dukeshin aspak të lumtur. Shkak për këtë mendohet se kanë qenë pikërisht mesazhet e pafundme që ylli portugez i ka dërguar modeles Rhian Sugden.

Por si për të treguar se nuk ka vend për të menduar ndarjen, Georgina ka publikuar disa foto familjare në rrjetet sociale, ku shfaqet me 3 fëmijët, Alana Martina dhe binjakët Eva e Mateo të lindur nga një nënë surrogate.  

collagegin.jpg

Edhe Ronaldo ka postuar një foto familjare nga pishina për t’u dhënë fund thashethemeve.

roni.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0021510124206543