INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi mori shumë kritika për ''TARAMELEN'', reagon Alketa Vejsiu dhe e paska me ''gojët e liga''? Ja ç’thotë! [FOTO]

Pasi mori shumë kritika për ''TARAMELEN'', reagon Alketa Vejsiu dhe e paska me ''gojët e liga''? Ja ç’thotë! [FOTO]

Publikuar më: 11:20 03-05-2019

Para pak ditësh moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë për vizitë te familja e Xheisonit i njohur nga të gjithë si “taramelja”.

Alketa publikoi pamje të shtëpisë ku familja e vogëlushit, e nga videot shihej se kjo familje jeton në kushte të vështira, madje i vogli Xheison tregon se gjyshja është rrëzuar. Nisur nga kjo gjendje, moderatorja i ka bërë thirrje të gjithëve për të ndihmuar Xheisonin.

Por kjo nismë e Alketës e ka ndarë publikun në dy fronte, në ata që e përkrahin dhe ata që i thonë që nuk është mënyra e duhur e sigurisht që nuk kanë munguar reagimet si nga publiku i thjeshtë ashtu edhe nga personazhet e njohur.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar moderatorja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga spektakli dhe pranë saj ka shkruar: “E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz të mirë seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alketa pranë fotos duke nënkuptuar që kjo është një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë.

KETA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031249523162842