INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri tha ''mos e shndërroni në lypës Taramalen'', ky reagim i Alketa Vejsiut do të thotë shumë! Ja ç’shkruan! [FOTO]

Olti Curri tha ''mos e shndërroni në lypës Taramalen'', ky reagim i Alketa Vejsiut do të thotë shumë! Ja ç’shkruan! [FOTO]

Publikuar më: 09:29 29-04-2019

Para pak ditësh moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë për vizitë te familja e Xheisonit i njohur nga të gjithë si “taramelja”.

Alketa publikoi pamje të shtëpisë ku familja e vogëlushit, e nga videot shihet se kjo familje jeton në kushte të vështira, madje i vogli Xheison tregon se gjyshja është rrëzuar. Nisur nga kjo gjendje, moderatorja i ka bërë thirrje të gjithëve për të ndihmuar Xheisonin.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer blogerit Olti Curri, i cili mendon se figura e Xheisonit po shfrytëzohet nga produksioni dhe madje po e shndërron atë në lypës.

“Në fakt Xheisoni është pika më e fortë dhe e vetme e këtij sezoni tek “Në kurthin e Piter Pan”. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një funeral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”, shkroi Olti Curri.

pl.jpeg

 

Sigurisht që për vepra apo debate të tilla, njerëzit ndahen në dy kampe, por Alketa ka reaguar me anë të një shprehjeje që do të thotë shumë.

"Asnjë vepër e mirë nuk mbetet e pandëshkuar", thuhet në shprehjen e Oscar Wilde të publikuar nga Alketa dhe me siguri është një përgjigje jo vetëm Oltin, por për gjithë këtë debat në rrjet.

ketta.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871