INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi i thotë ''kam frikë se do përfundosh me qerosin me lek'', Kejvina i kthen përgjigjen më EPIKE të mundshme! [FOTO]

Fansi i thotë ''kam frikë se do përfundosh me qerosin me lek'', Kejvina i kthen përgjigjen më EPIKE të mundshme! [FOTO]

Publikuar më: 10:17 03-05-2019

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.

Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar, por edhe pse nuk e kemi parë në TV, Kejvina qëndron në kontakt me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar me ndjekësit një mini-intervistë, duke i pyetur se cila ishte frika e tyre më e madhe.

"Që ti mund të përfundosh me ndonjë qeros me lek dhe është gjynah se je gjithë ajo femër."- i shkruan ndjekësi, të cilit Kejvina ja ka kthyer:

"Por vetëm nqs do jetë Mastrolindoooo", duke bashkëngjitur krahas postimit edhe foton e tij.

perm.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812