INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri del LIVE në INSTAGRAM dhe sqaron SHERR-in me Alketa Vejsiun për TARAMELEN: S’mund të tallesh me...[VIDEO]

Olti Curri del LIVE në INSTAGRAM dhe sqaron SHERR-in me Alketa Vejsiun për TARAMELEN: S’mund të tallesh me...[VIDEO]

Publikuar më: 09:34 01-05-2019

Blogeri i njohur Olti Curri deklaroi publikisht se nuk i pëlqen fakti që moderatorja Alketa Vesiu publikoi pamje nga shtëpia e rrënuar e Xheison Baftit, "Tarameles" së "Në kurthin e Piter Pan". Olti dhe Alketa kanë replikuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa puntatën e fundit të emisionit të saj, moderatorja u përlot teksa tha se është rritur edhe vetë në një shtëpi të tillë.

Por si është marrëdhënia e Alketës dhe Oltit pas këtij debati që shkaktori zhurmë? Blogeri ka dalë live në Instagram dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej lidhur me këtë çështje dhe sqaroi edhe njëherë qëndrimin e tij.

Olti u shpreh se s’ka gjë me Alketën personalisht, por i mëshon faktit që fëmijët duhet të paguhen, por nuk lë menjanë as kritikat duke thënë se ky rast i Xheisonit në mediat perëndimore nuk do dilte në ekran sepse është defekt që ka nevojë për logoped.

“Pajtu jam un me Alketën, s’kam asigjo me Alketën personalisht”, u shpreh Olti i cili theksoi që Xheisoni duhet të paguhet dyfish sepse është më i spikatur.

olticurri from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377