INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss i fshiu! Olti Curri se lë më kaq, Alketa u përlot në emision për ''TARAMELEN'', shihni si e thumbon ai: Kur qau...[FOTO]

Upsss i fshiu! Olti Curri se lë më kaq, Alketa u përlot në emision për ''TARAMELEN'', shihni si e thumbon ai: Kur qau...[FOTO]

Publikuar më: 15:24 30-04-2019

Nisma e moderatores Alekta Vejsiu për të ndihmuar të voglin XheIson Bafti ka shkaktuar reagime jo shumë pozitive në sytë e publikut. Bashkë me reagimet, kësaj historie iu shtuan edhe një sërë replikash me opinionistin e njohur Olti Curri.

Mbrëmjen e kaluar, Alketa mbajti një fjalim emocionues gjatë emisioni dhe u përlot në skenë nga reagimi negativ që pati nisma e saj për të ndihmuar Xheisonin. Pas kësaj deklarate të moderatores reagoi Olti në instagram ku shkroi se të gjithë fëmijët duhet të marrin shpërblim financiar.

Mirëpo nëse menduat se ai i vuri kapakun këtij muhabeti, gaboheni pasi Olti nuk e la me kaq.

Pas përlotjes së Alketës live në emision, ai ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet duke kërkuar në Google: "Kur qau Niçja". Më pas, ai e fshin dhe shkruan "Kur qau Alketa", dhe më pas përfundon videon e tij.

 

NICJA.jpg

 

ALEK.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537